English

Zbulohet një bandë italo-shqiptare, trafikonte drogë nga Holanda

Pordenone, Itali, 3 tetor 2010 NOA – Policiaitaliane komunikoi sot zyrtarisht shkatërrimin e një bande narkotrafiku qëkishte në përbërje të dyshuar shqiptarë dhe italianë.

Të paktën 21 persona janë arrestuar në njëoperacion special që u zhvillua në zonat mes Venecias dhe rajonit të Friulit,raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Në operacion, u sekuestruan tre kilogramëkokanë me vlerë në tregun e zi, prej 300 mijë euro si dhe dhjetë kilogramëhashash.

Policia italiane tha se droga vinte ngaHolanda, bëhet fjalë për kokainën kurse hashashi dyshihet se vinte nga Shqipëria.

Bëhet e ditur se ndër 21 të arrestuarit, mëshumë se gjysma janë shqiptarë, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur. Por bëhete ditur se pjesa më e madhe e shqioptarëve jetonin në Holandë.

Gjatë operacionit që erdhi pas tre vjethetimesh, u prenë dhe 16 fletëarreste që janë në pritje ekzekutimi, u kryendhjetëra kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera dhe ndërkohë kërkimet do tëvazhdojnë.

Në aksion pati ndërhyrje dhe nga policiafranceze. Mësohet se ende po kërkohen disa shqiptarë që mendohet se fshihen nëShqipëri pasi janë ata kokat e bandës trafikante të drogave të forta.

j.m/e.r/NOA

KOMENTE