English

Zemra e parë artificiale vendoset tek një 15 vjeçar

Romë, 3 tetor NOA - Një zemër artificiale i është vendosur për herë të parë në botë një djali 15 vjeçar. Ndërhyrja është kryer në spitalin “Bambin Gesu”, në Romë të Italisë.

Siç bëhet e ditur, ndërhyrja është kryer nga një ekip i kardiokirurgjisë të spitalit roman ditën e enjte.

E reja e këtij operacioni është se mekanizimi që i është futur djaloshit nuk është aspak i përkohshëm, por është një aparaturë e cila do të qëndrojë gjithmonë tek ai.

r.b/NOA

KOMENTE