English

Zeta Jones braktis gjithçka për të ndenjur përkrah bashkëshortit

Aktorja Catherine Zeta Jones, 40 vjeç, ka braktisur tokën e saj të origjinës, në Uells, ku do të merrte pjesë në një turne golfi dhe kjo për t’u kthyer në Nju Jork, në vendin ku ndodhet bashkëshorti i saj Michael Douglas, 66 vjeç, në kurim për një tumor në fyt.

Kthimi i aktores mund të bëjë të mendojmë për një gjendje të përkeqësuar të Michael. Zeta Jones kishte deklaruar se do të qëndronte në Uells përgjatë gjithë manifestimit, por vendosi të rikthehet më herët.

Aktorja ka hequr dorë dhe nga interpretimi i rolit të Vivien Leigh në filmin “Java ime me Marilyn” përkrah Kenneth Branagh dhe Michelle Williams dhe kjo për arsyen e vetme se kërkon të qëndrojë përkrah bashkëshortit të saj Douglas.

r.b./NOA

KOMENTE