Romë, 5 tetor, NOA - Piercing dhe tatuazhet janë duke u bërë gjithnjë e më popullore në mesin e të rinjve evropianë.
Të dhënat e fundit të publikuara nga koordinatorët e universitetit të Napolit tregojnë sesi në mesin e adoleshentëve, 31 përqind e tyre ka një piercing, 3 përqind patjetër një tatuazh.
Ndërsa sa u përket universitarëve, 33 përqind e tyre ka nga një piercing, ndërsa 24.5 përqind kanë bërë një tatuazh në trupin e tyre.
Në përgjithësi, thuhet se vendosja e piercingëve është një dukuri më e zakonshme për femrat.
Kurse për tatuazhet ato pohojnë se nuk i kanë shumë qejf, pasi kanë frikë nga infeksionet dhe prandaj u pëlqejnë më shumë të bëjnë piercing në trupat e tyre.
n.e/NOA