Tiranë, 4 tetor, NOA – “E dëgjuam sot prapë korrin e vjetër të politikës së baltosjes. E dëgjuam zotin Kadilli, Bumçin dhe Mesila Doden që vazhdojnë me gënjeshtrat dhe baltën e tyre”.
Kështu e nisi reagimin e saj gjatë një deklarate për shtyp, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.
“Shqiptarët e kanë kuptuar se ju s’keni më as prova e as fakte për tu mbrojtur nga akuzat për korrupsion e lidhje me mafien.
Jeni deri në fyt të zhytur ju, me në krye shefin tuaj, që si njerëz të dëshpëruar që jeni, sdini çtë bëni tjetër veç gjëra të dëshpëruara”, ka thënë më pas ajo.
Duke shtuar se kryeministri është hajduti që bërtet kapeni hajdutin.
“Zoti Berisha, largohuni bashkë me dyzet hajdutët tuaj. Largohuni sot që të shpëtojë Shqipëria”, përfundoi Ajtyresa.
mit/NOA