English

Bashkimi Evropian, 33 për qind e grave janë lidere në biznes

Romë, 5 tetor, NOA – Gratë lidere, aktualisht zënë në Evropë një mesatare prej 33 për qind, ndërsa ato më të shumta janë në Angli me një përqindje prej 37.4 dhe në Gjermani me 35 per qind.

Kështu konfirmon një studim i fundit për gratë menaxhere dhe ato të biznesit në kontinentin e vjetër, sipas të cilit, gratë më në karrierë dhe më të realizuara janë në Norvegji me një nivel prej 42 për qind.

Ekspertët e lidhin këtë me industrinë e madhe të zhvilluar dhe ekonominë në nivel mjaft të lartë të këtij vendi.

Gjë e ngjashme mund të thuhet edhe për vende si Suedia apo Finlanda, ku femrat nuk kanë frikë të marrin përsipër të hapin një biznes dhe të jenë drejtuese të tij, madje edhe shumë të suksesshme.

n.e/NOA

KOMENTE