English

Dëshmia e Pinarit: “Gërdeci”, nuk e kam favorizuar kompaninë SAC

Tiranë, 4 tetor, NOA – “Nuk kam favorizuar kompaninë SAC, nuk ka qënë paracaktuar që SAC-ut t’i besohej fabrika në Gërdec. Nuk kam shkelur rregullat”.

Këto ishin fjalët dëshmuese të të pandehurit Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, në seancën e sotme për çështjen “Gërdeci” mbi kompaninë amerikane Firma “Southern Ammunition Company Inc” (SAC).

Ylli Pinari, theksoi ndër të tjera në seancën e sotme me E-mailet elektronike thjesht sa i ka treguar Patrik Henry të SAC sesi të veprojë me procedurat në Shqipëri dhe jo se e ka favorizuar dhe se çdo veprim që bëri, e ka bërë në bazë të ligjit.

“Prokuroria i ka lexuar E-mailet përgjysmë dhe i ka paragjykuar. Unë në cilësinë e drejtorit të MEICO kam patur për detyrë të gjej biznese dhe në rastine SAC, kam njoftuar Henry conform ligjeve si gjithë të tjerët. Çdo akuzë ndaj meje është e pavërtetë”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE