English Version Below
Tiranë, 4 Tetor 2010 NOA - “Eagle to Fix” është oferta më e re e kompanisë celulare Eagle Mobile, e cila u mundëson abonentëve tarifë të reduktuar drejt numrave fiks në Shqipëri.
Kompania ka menduar edhe për thirrjet që abonentët Eagle bëjnë drejt numrave fiks të Albtelekom dhe operatorëve tjerë të telefonisë fikse në vend.
Tashmë abonentët e rinj apo ekzistues të planit standard me parapagesë, ose të çdo plani tarifor Life me kontratë, mund të përfitojnë nga kjo ofertë. “Eagle to Fix” u ofron atyre telefonata me vetëm 7 Lekë për minutë (pa TVSH).
Pas regjistrimit falas në ofertë, tarifa prej 7 Lekësh (pa TVSH) për minutë aplikohet në të njëjtën mënyrë si tarifa aktuale, ku koha fillestare faturohet për 30 sekonda, dhe pas kësaj kohe aplikohet faturimi për 10 sekonda.
Ndërkohë në rast se plani tarifor në të cilin ndodhet abonenti ofron minuta falas ( si p.sh. Life 60 me 60 minuta kombëtare në muaj falas të vlefshëm edhe drejt operatorëve të telefonisë fikse), tarifa prej 7 lekesh (pa TVSH) aplikohet vetëm pasi abonenti të ketë konsumuar minutat falas.
Regjistrimi në këtë ofertë mund të bëhet duke dërguar SMS me tekst “Fiks” në 55900, ose duke zgjedhur “regjistrohu” në menunë Eagle Star *100# nën kategorinë “Oferta Njoftime”/”Eagle to Fix”.
Abonentët që bëjnë pjesë në Super Riniring 800 dhe 1000 apo Best Family nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në ofertë, pasi aktualisht ata flasin me një tarifë më të ulët se 7 lekë/min (pa TVSH) drejt operatorëve të telefonisë fikse në Shqipëri. Përdoruesit e Super Riniring mund të flasin me një tarifë akoma më të ulët prej 5 Lekë për minutë (pa TVSH) drejt numrave fiks në Shqipëri.
Në rast se tentojnë të regjistrohen në ofertë, ata do të njoftohen me SMS që u thotë se nuk mund të regjistrohen në ofertë. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2010.
e.r/NOA
English Version
Eagle Mobile, an amazing offer toward fixed numbers
Tirana, October 4 NOA - "Eagle to Fix" is the latest offer of Eagle Mobile, which enables the customers a reduced price toward fixed numbers in Albania.
The company has even thought about Eagle subscribers to make calls to the numbers of Albtelecom and other fixed operators in the country.
All new and existing individuals who are part of standard prepaid, or any Life postpaid tariff plans may benefit by the offer. "Eagle to Fix" provides them calls with 7 ALL per minute (VAT excluded).
After the free registration to the offer, this tariff will be applied in the same way as the current tariff, where the initial charged time will be for 30 seconds, and then billing time will be applied for 10 seconds.
Meanwhile, if the customer belongs to a tariff plan providing free minutes (such as Life 60 with free 60 national minutes of call per month, which is valid toward fixed national operators), the new tariff of 7 Lek (VAT excluded) will be applied only after the subscriber will have consumed the free minutes.
The registration in this offer can be performed by sending an SMS with the text "Fiks" to 55900, or by selecting "Register" through Eagle Star menu *100# under the category “Offers and Announcements”/”Eagle to Fix”.
Subscribers that are part of Super Riniring 800 and 1000 or Best Family, will not need to register the offer, because they already talk with a price lower than 7 ALL per minute (VAT excluded) to the fixed numbers in Albania. Super Riniring users can perform calls with an even lower rate, 5 Lek per minute (VAT excluded) toward fixed numbers in Albania. If they attempt to register to the offer, they will be notified by an informative SMS. This offer will be valid until December 31, 2010.
e.r/NOA