Elbasan, 4 tetor, NOA - Dy persona janë gjetur të vdekur sot në mëngjes në Peqin dhe Cërrik të Elbasanit.
Burime nga policia e Elbasanit thanë për korrespondentin e agjencisë NOA se 53 vjeçari, Skënder Zili, me banim në Peqin u gjet i vdekur në anë të rrugës Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem.
Nga hetimet e para del se shkak i vdekjes së 53 vjeçarit mund të ketë qenë një aksident automobilistik.
Pas aksidentit, autori bashkë me automjetin është larguar nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.
Policia po punon ndërkaq për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Policia e Elbasanit bëri me dije se një tjetër i vdekur është gjetur në afërsi të një lokali në qytetin e Cërrikut.
Sipas policisë viktima është 60 vjeçari Rifat Llapushi 60 vjeç me banim në Shushicë të Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se vdekja e autorit ka qenë natyrale, megjithatë kanë nisur hetimet edhe për vrasje të qëllimshme të tij.
i.t/NOA