Prishtinë, 4 tetor, NOA – Forcat policore të Eulex kanë ekzekutuar një tjetër urdhër-ndalimi për një person në Kosovë, duke e cilësuar këtë arrestim si herën e parë që Eulex arreston dikë në veri, lidhur me akuza serioze për përfshirje në krim të organizuar.
Operacioni i realizuar nga trupat speciale të Eulex në Kosovë, është cilësuar si shumë i rëndësishëm, ndërsa personi i arrestuar thuhet se akuzohet edhe për një tentativë vrasje.
Thuhet se ai është një qytetar serb i Kosovës nga Leposaviçi, ndërsa zyrtarë të EULEX-it kishin paralajmëruar se gjatë kësaj periudhe do të rinisnin hetimet dhe arrestimet edhe në veriun e banuar me shumicë serbe.
n.e/NOA