English

Katër platformat gjigante të nxjerrjes së naftës ndërpresin marrëdhëniet me Iranin

Iran, 4 tetor NOA - Katër platformat gjigante të nxjerrjes së naftës, Eni, Shell, Statoil dhe Total, janë duke u menduar për një tërheqje të tyren nga Irani.

Këto shoqëri kanë vendosur të reduktojnë apo të ndërprenë marrëdhëniet e tyre me Teheranin dhe kjo për të evituar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja.

Lajmi është bërë i ditur nga departamenti amerikan, që ka deklaruar se vendimi është një humbje e rëndësishme për Teheranin.

Fakti është konfirmuar dhe nga sekretari i shtetit amerikan, James Steinberg: “Kam kënaqësinë tij njoftoj se kemi marrë përgjigjen që prisnim nga katër kompanitë kryesore energjike ndërkombëtare, të cilat do ti japin fund marrëdhënieve të tyre me Iranin”.

r.b/NOA

KOMENTE