English

Kavajë, identifikohen 5 vjedhësit e celularëve të kompanisë Vodafon

Kavajë, 4 tetor, NOA – Efektivët e Komisariatit të Policisë së Kavajës kanë identifikuar dhe prangosur 5 shtetas të dyshuar për vjedhjen e një filiali të celularëve të Kompanisë Vodafon, në Kavajë në 30 shtator.

Burime nga kjo polici bënë të ditur se falë një pune intesive hetimore, strukturat e hetimit të krimit pranë këtij komisariati, arritën dokumentimin ligjor dhe implikimin e pesë vetëve si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Në këtë operacion janë arrestuar 19 vjeçari Jurgen Shpëtim Kapidani; 18 vjeçari Sotir Kozma Çaushi; 15 vjeçari me iniciale A.S; 17 vjeçari me iniciale G.S dhe 16 vjeçari me iniciale E.R, që të pestë banorë të Kavajës.

Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesat e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë celularësh të markave të ndryshme, kamera digitale, aparate fotografikë digitalë si dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e sendeve të tjera të vjedhura.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetimin e veprës penale të vjedhjes.

i.t/NOA

KOMENTE