Tirane, 5 Tetor 2010 NOA - Cebu Pacific Airlines ka gjetur një mënyrë të veçantë për të tërhequr vëmendjen e pasagjerëve gjatë kohës që stjuardesa u shpjegon atyre kushtet e sigurisë.
Ideja është ajo, për t’u dhënë sa më shumë ritëm shpjegimeve në lidhje me rripin e sigurisë ose se ku mund të gjejnë maskën e oksigjenit dhe gjithçka e tillë gjithmonë do të bëhet në ritmin e këngëve ku si shembull është marrë një e Lady Gagas.
Kështu, dhënia e “këtyre leksioneve” nën rimtet e muzikës mesa duket është duke dhënë rezultate shumë të mira.
Videoja e nxjerrë në rrjet nga Cebu ka pasur me mijëra klikime dhe kërcimi i ndjekur nga stjuardesat duhet theksuar se nuk është aspak e rastësishme, por ajo u është mësuar nga koreografët më të mirë në qarkullim dhe ka pasur rezultate tepër pozitive.
r.b/NOA