Romë, 5 tetor, NOA - Në kohë si këto, shumica e njerëzve janë të lumtur vetëm për të patur një punë, edhe pse nuk janë aq të kënaqura prej saj.
Por ndonjëherë ata jetojnë momente të vështira psikologjike, ndërsa statistikat tregojnë se të papunët janë nën depresion në nivelin prej 13 përqind, të punësuarit janë në nivelin prej 7 përqind.
Disa lloje punësh janë më pak të dëshpëruara se të tjerat, ku sipas një studimi të vitit 2007, këtu hyjnë profesionet e inxhinierit, arkitektit ose ata që punojnë në shkenca.
Një arsye që stresi është më pak në profesionet shkencore, është sepse këta persona kryejnë një teknikë profesionale ku kanë kontroll më të madh se çfarë të bëjnë. Ndërsa në profesionet që të shkaktojnë depresion futen ata që kujdesen për njerëzit në nevojë. Kjo pasi duke u kujdesur për njerëz të cilët në shumicën e rasteve nuk janë në gjendje për të shprehur mirënjohjen e tyre, kjo është demoralizuese dhe njerëzit që e bëjnë këtë punë vuajnë nga mungesa e njohjes.
Në vendin e dytë janë kamerierët. Ata në përgjithësi janë të paguar keq dhe duhet të merren me njerëzit që janë shpesh të ashpër dhe të vështirë.
Punonjësit socialë janë në vendin e tretë. Kjo pasi nuk është në fakt, e lehtë për t'u ballafaquar me fëmijët që kanë pësuar abuzim seksual apo situata të rënda familjare e shqetësime.
"Punonjësit socialë janë shumë të lodhur për shkak të situatave të skajshme, ku nuk ka nevojë të ndihen të detyruar të bëjnë sakrifica shumë për të ndihmuar", thotë dr.Villard. Në vendin e katërt renditen profesionistët shëndetësorë mjekë, infermierë, terapistë. Profesione që kërkojnë orë të gjata dhe përgjegjësi të rënda, sepse nga ato shpesh varen jetët e të tjerëve.
Në vend të pestë janë artistët dhe profesionet krijuese, pasi pasiguria është në rendin e ditës dhe të paguash kurrë nuk është një siguri.
Edhe mësuesit nuk janë të lirë nga episode të depresionit, dhe për shkak se ata janë subjekt i presionit në rritje dhe kërkesa në rritje për të kryer detyrat.
Në vendin e shtatë renditen nëpunësit administrativë, të prekur nga një punë në të cilën ata marrin presionet që vijnë nga lart.
I ndjekur nga punëtorët e mirëmbajtjes, të thirrur vetëm kur ka probleme për të zgjidhur. Dhe që në përgjithësi, janë gjithashtu të paguar dobët.
Në vend të nëntë renditen këshilltarët financiarë, të cilët kanë përgjegjësinë e madhe e menaxhimit të kursimeve të jetës së klientëve të tyre, në një kohë kur tregjet janë më të paparashikueshme se kurrë.
Në fund, renditen shitësit, të cilët në shumicën e rasteve janë të paguar në bazë të përqindjes, që do të thotë se ata kurrë nuk e dinë sesa do të fitojnë në një muaj.
n.e/NOA