Paris, 4 tetor NOA - Dy vajza kalojnë në lagjet e Parisit dhe vihet re se janë të mbuluara me një ferexhe, por ajo çka e bën më të veçantë është se poshtë mbajnë veshur një mini-fund.
Kjo është videoja, e cila i referohet temës aktuale në Paris, mbi ligjin e nxjerrë nga Sarkozy për të ndluar ferexhetë që mbulojnë fytyrën tek femrat myslimane.
Aktoret e kësaj videoje janë dy studente anonime të cilat studiojnë për shkenca politike dhe komunikacioni.
Njëra prej tyre mesa bëhet e ditur është deklaruar myslimane.
“Kemi realizuar diçka të tillë për të ç’dramatizuar çështjen e ferexheve”, - shkruajnë vajzat në një mesazh të lançuar në internet.
r.b/NOA
{youtube}2-SvxEYLFTM{/youtube}