Tiranë, 4 tetor, NOA – Starton nesër në kryeqytetin shqiptar, edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili organizohet në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias Marubi, ish-Kinostudio.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së tij do të jetë vetë Theodore S. Orlin, president nderi i IHRFFA.
Ndërsa sot vjen në Tiranë, Adela Peeva, regjisorja e "Divorc shqiptar" i nominuar nga
European Film Academy Avard për “Best Documentary 2007”, Prix arte.
Regjisorja bullgare ka realizuar një prej filmave më tronditës që është bërë ndonjëherë nga një autor i huaj për historinë e Shqipërisë, për fatin e grave të huaja që erdhën në këtë vend prej dashurisë dhe jeta e tyre ndryshoi rrjedhë me dhunë, më 1961.
n.e/NOA