English

Nga viti 2011, nuk do të doganohen më veturat e importuara nga BE

Shkup, 4 tetor, NOA – Nga viti i ardhshëm nuk do të doganohen veturat e reja dhe të vjetra që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian. Kjo u bë e ditur sot nga ministri i financave të Maqedonisë, Zoran Stavrevski.

“Planifikojmë që të vazhdojmë të zvogëlojmë harxhimet, me atë që të aplikojmë shkallë zero të doganimit të veturave nga BE, gjegjësisht nuk do të ketë doganë për këto vetura të reja dhe të vjetra të importuara nga BE”, theksoi Stavrevski.

Me masat e reja të zvogëlimit të doganës dhe akcizave për importin e veturave, në Maqedoni deri tani kanë hyrë mbi 51 mijë vetura, prej të cilave 45 mijë të vjetra.

Ministria e Financave theksoi se nga fluksi i madh i importit të veturave nga vendet e jashtme, buxheti i shtetit ka përfituar 11 milion euro.

Me masat e reja për zvogëlimin e harxhimeve për importin e veturave të vjetra, nga 30 shtatori është ndërprerë importi i veturave me standardin Euro 1, ndërsa pas kësaj periudhe vlen vetëm importi i veturave me standardin Euro 2.

NOA-INA

KOMENTE