Peqin, 4 tetor 2010 NOA – Një punonjës policie gjeti vdekjen dhe një i dytë mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin rrugor nacional që lidh Peqinin me Elbasanin, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja i mori jetën policit të Drejtorisë Rajonale Elbasan, Qerim Vrapi rreth 45 vjeç dhe la të plagosur Avni Bahja, një polic 35 vjeçar me detyrë në një vendkalim kufitar me Maqedoninë.
Policia tha se nga hetimet e para ka rezultuar se një furgon taksi u përplas me autoveturën me të cilën po udhëtonin dy uniformat blu.
Për vijim të hetimeve u ndaluar drejtuesi i furgonit, 30-vjeçari Leonard Gjokaj, bën të ditur policia.
e.r/NOA