Lezhë, 4 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, pas një operacioni të kryer në fshatin Godull-Adriatik në një parcelë, kanë konstatuar se ajo ishte mbjellë e gjitha me lëndë narkotike.
Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, në këtë parcelë ishin mbjellë 70 rrënjë të dyshuara si bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Mësohet më tej se nga këto bimë, “7 rrënjë” janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale me qëllim bërjen e ekspertimit përkatës, ndërsa pjesa tjetër prej “63 rrënjësh” janë asgjësuar.
Nga ana e strukturave të policisë janë kryer veprimet e para hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
n.e/NOA