English

Pasqyra e Shtypit, 4 Tetor 2010

Tiranë, 4 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 4 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme largimin nga radhët e grupit parlamentar socialist të deputetit Vangjel Tavo. Ato paraqesin edhe arrestimin e 10 policëve pas arratisjes së dy ditëve më prë të një të dënuari. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i pranimit nga Gjykata e Strasburgut të kërkesës së familjarëve të Gërdecit për gjykimin e ministrit Fatmir Mediu.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Pazari i deputetëve, ikën Vangjel Tavo”, i cili citon faktin sesi deputeti Vangjel Tavo ka pasuar largimin e pak ditëve më parë të deputetit Paulin Stërkaj nga grupi i deputetëve demokratë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Si i mbylli Berisha bizneset e nipave të Moisiut”.

“Gjykata Administrative, ekspertët: Çfarë duhet ndryshuar tek ligji”, është një artikull që citon këshillat e ekspertëve për rregullimet në ligjin përkatës.

“Historia/ Të jetosh duke rregulluar biçikleta” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Sherri me Ramën/ Tavo ikën nga partia, i afrohet mazhorancës”, i cili tregon detaje nga largimi i deputetit Vangjel Tavo nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vendimi i qeverisë, sa përfitojnë ish-ushtarakët nga pagesat kalimtare”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Arratisja nga burgu, arrestohen 9 policë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e arsimit të lartë, është edhe ai me titullin “Universitetet, 1 mijë kuota të lira në të gjithë vendin”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Mbesa e Berishës, biznes bastesh me familjen Nano”, i cili tregon sesi mbesa e kryeministrit Berisha ka lidhje ortakërie me familjen e ish-kryeministrit Fatos Nano.

“Arratisja e Admir Tafilit, arrestohen 10 zyrtarë policie”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet arratisjes së tre ditëve më parë.

Ndërsa në një artikull tjetër në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Largimi i deputetit/ Tavo: Iki nga PS, Edi Rama preferon servilët”.

“Strasburgu pranon gjykimin e Fatmir Mediut” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Dezertimet prekin edhe PS-në”, i cili tregon largimin nga radhët e grupit parlamentar socialist të deputetit Vangjel Tavo.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Italia kërkon pasuritë e Prudentinos”, si edhe ai me titullin tjetër, “Ekzekutohet në pritë një 27-vjeçar, shpëton fëmija”.

“Si rehabilitohen zyrtarët e arrestuar për korrupsion” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Deputeti Tavo ikën nga PS: Po drejtohet nga maskarenj”, i cili i referohet largimit të deputetit Vangjel Tavo nga radhët e grupit parlamentar socialist duke akuzuar drejtimin e selisë rozë.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arratisja, lumë prangash në radhët e policisë”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Pas heqjes së vizave kërkojmë dhënien e statusit kandidat”.

Ndërsa në rubrikën “reportazh” do të lexoni “TV Klan-CNN: Reportazh në televizionin më të madh në botë”.

n.e/NOA

KOMENTE