Kavajë, 4 tetor, NOA – Në sherr e sipër, mbrëmë rreth orës 21.00, një burrë ka goditur me thikë duke e plagosur për motive të dobëta, bashkëshorten e tij 36-vjeçare.
Ngjarja e rëndë raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Kavajës, sipas të cilave, menjëherë ato kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë burrin agresor që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.
Mësohet se i ndaluari është 39-vjeçari Gëzim Aliu, banues në Rrogozhinë, ndërsa gruaja e lënduar, për fat të mirë, aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të të arrestuarit iu kaluan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, si edhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, vepra penale të parashikuara nga neni 88 dhe 279 i Kodit Penal.
n.e/NOA