Tbilisi, 4 tetor, NOA - Dera e NATO-s për hyrjen e Gjeorgjisë është gjithmonë e hapur, pavarësisht nga përpjekjet e Aleancës së Atlantikut që të ndreqë marrëdhëniet me Rusinë, rivalin e saj rajonal.
Kështu është shprehur sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë një vizite në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
"Unë do të pres që gjatë takimit të NATO-s në Lisbonë të ripohojmë qëndrimin tonë, të marrë tashmë në Bukuresht në vitin 2008, që Gjeorgjia të bëhet anëtare e NATO-s, pasi ajo i ka plotësuar kriteret e nevojshme" tha Rasmussen, gjatë një konference për shtyp në Tbilisi.
Në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, NATO tha se Gjeorgjia dhe Ukraina do të hyjnë në Aleancë, por nuk mund të jepej menjëherë udhëzimi i pranimit.
Katër muaj më vonë, ushtria gjeorgjiane e trajnuar nga SHBA, promovoi një kundërsulm të Rusisë, kundër rajonit separatist të Osetisë së Jugut.
Konflikti e gërmoi edhe më thellë hendekun në mes Rusisë dhe Perëndimit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, pasi marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s ishin ngrirë pas luftës dhe vetëm kohët e fundit rifilloi.
Ndërkaq, sot Rasmussen tha se NATO është e gatshme për të bashkëpunuar me Rusinë dhe për të nxitur marrëdhëniet e mira midis Moskës dhe Tbilisit.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti gjeorgjian pro-perëndimor, Mikhail Saakashvili, ka përsëritur angazhimin e tij për t'u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut.
n.e/NOA