Londër, 4 tetor, NOA – Fëmijëve të vegjël, sa më shumë dashuri t’u japësh, aq më inteligjentë bëhen. Këtë fakt e pohon një studim i fundit i realizuar nga Instituti Kombëtar i Merilandit, i cili e demonstroi me një hulumtim mbi majmunët.
Dhe ne besojmë se vlen edhe për njerëzit, pasi ndajmë me ta 99 përqind të kodit gjenetik.
Kështu, studimi tregon se dashuria e dhënë dhe mënyra si transmetohet nga të rriturit tek të vegjlit gjatë rritjes, zhvillon inteligjencën në trurin e tyre.
Por ajo është gjithashtu dëshmi se marrëdhëniet terapeutike të ndryshuara në raportet njerëzore kanë aftësi të ndryshojnë edhe biokiminë e trurit.
Stephen Suomi, shef i laboratorit që kreu studimin tregon sesi çdo gjë që ndodh në vitet e para të një fëmije, varet nga rrethi që e rrethon dhe sa dashuri arrijnë që t’i japin.
Bashkëveprimi me ambientin në të vërtetë ndodh gjatë zhvillimit dhe ndikon në çështjet e biokimisë së trurit.
Suomi ka treguar se marrëdhëniet e sigurta në familje formojnë një veprimtari njohëse të lartë të trurit. Por jo vetëm.
Me studimet e tij, profesor Suomi ka verifikuar edhe se raportet u ofrojnë individëve emocionalisht stabilitet, pra aftësinë për të përballuar streset e mjedisit. Dhe, anasjelltas, mungesa e dashurisë në fëmijëri mund të çojë në mosfunksionimin e genit të serotonit, apo "molekulës së depresionit”.
n.e/NOA