English

Shpiku fekondimin artificial, shkencëtari Eduard merr Nobel

Stokholm, 4 tetor, NOA – Shkencëtari britanik, Robert Eduards, i cili njihet për kërkimet e tij të mëdha dhe të vështira në fushën e fekondimit artificial, është vlerësuar sot me çmimin Nobel në mjekësi.

Ai ka hapur kështu siparin e 10 çmimeve Nobel që pritet të shpërndahen për vitin 2010.

Akademikët suedezë ia kanë dhënë çmimin e madh Eduardsit për punën e tij të vlefshme kërkimore për të siguruar shtatzënitë e pamundura edhe tek çiftet që s’mund ta kishin për vite me radhë.

Komiteti i Çmimit Nobel në Suedi tha se ai ka ndihmuar miliona çifte të trajtojnë infertilitetin, prandaj e ka cilësuar këtë si një proces mjaft të vlefshëm për jetën njerëzore dhe që meriton të vlerësohet me një çmim si ai Nobel.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se që nga viti 1978, kur lindi foshnja e pare e ashtuquajtur "bebe në epruvetë", kanë lindur rreth 4 milionë fëmijë me këtë metodë.

n.e/NOA

KOMENTE