English

Situata politike, socialistët nisen drejt Brukselit

Bruksel, 4 tetor, NOA – Një grup deputetësh socialistë i përbërë nga Valentina Leskaj, Arben Malaj, Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj, janë nisur sot drejt Brukselit.

Mësohet se ata do të takohen aty me personalitete të larta evropiane, në kuadrin e përgatitjes për aksionin e ri opozitar, i cili parashikon protesta masive gjithmonë në kuadrin e të ashtuquajturës kauzë për transparencën e zgjedhjeve.

Për këtë, ata janë nisur sot drejt Brukselit ku do të takohen me personalitetet më të larta politike të Parlamentit Europian, të cilëve do t’u shprehin rezervat e tyre në lidhje me nismat e mazhorancës, që sipas tyre, i pengojnë për të arritur objektivat e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE