English

Socialistët e Gjirokastrës: Meta e Berisha, të mos spekulojnë me vendimin e Tavos

Gjirokastër, 4 tetor, NOA – Askush nuk duhet që të spekulojë me vendimin e marrë nga deputeti socialist, Vangjel Tavo, dhe aq më pak Berisha apo Meta.

Kështu thuhet në letrën e socialistëve të Gjirokastrës, të cilët kanë reaguar lidhur me vendimin e deputetit Tavo për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke shtuar se gjithçka thuhet në letrën e tij janë të pavërteta.

“Vendimi i tij nuk ka lidhje me asnjë parti të koalicionit qeveritar, por shpreh shqetësimin mbi situatën e brendshme të Partisë Socialiste në rrethin e Gjirokastrës”, pohon baza socialiste e Gjirokastrës.

Duke shtuar se Tavo me deklaratën e tij, ka vënë alarmin për të zgjidhur disa çështje parimore, thelbi i këtyre çështjeve është si për Partinë Socialiste dhe për Vangjel Tavon e popullin socialist.

“Vendimi i Vangjel Tavod nuk është një vendim individual, por shprehje e vullnetit tonë, i cili është vullnet i gjithë socialistëve të Gjirokastrës”, thuhet më tej në letrën e socialistëve të Gjirokastrës.

Në fund, ata kanë garantuar se vota e tij nuk do të jetë pro kësaj qeverie të korruptuar dhe do jetë pro vendimeve të Partisë Socialiste.

n.e/NOA

KOMENTE