Gjermani, 5 tetor NOA/ Rid Bulku - “Nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar”. Kështu ka replikuar Gjermania ndaj lajmërimeve të SHBA-së, Japonisë dhe Anglisë në lidhje me ardhjen e shtetasve të tyre në Gjermani.
Gjithçka ka të bëjë me sulmet e mundshme terroriste që janë parashikuar për të ndodhur pikërisht në këtë vend.
“Nuk ka asnjë të dhënë që mund të tregojë për sulmet e mundshme terroriste që mund të ndodhin në Gjermani”, - shpjegoi ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, gjatë një konference për shtyp.
Kështu, ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për të alarmuar qytetarët, kjo të paktën për momentin.
Sipas një burimi zyrtar në ministri, është bërë e ditur se ky kërcënim është duke u marrë shumë seriozisht nga ana e të gjithëve dhe kjo në lidhje me sulmet e mundshme që priten të ndodhin në lokalitete të shumta të Berlinit, ndërmjet të cilëve mund të përmendim, një hotel luksoz, stacionin qendror dhe kullën Alexanderplatz.
r.b/NOA