English

Vestervelle: Gjermania, partner i besueshëm për Shqipërinë

Berlin, 4 tetor, NOA –Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle, i ka dërguar një mesazh të posaçëm urimi homologut të tij shqiptar, Edmond Haxhinasto, me rastin e marrjes së detyrës.

“Këtë detyrë plot përgjegjësi Ju e merrni përsipër në një kohë kur merren vendime të rëndësishme. Gjermania do të jetë edhe më tej një partner i besueshëm për Shqipërinë, duke e mbështetur vendin Tuaj lidhur me perspektiven e tij evropiane”, mësohet të ketë shkruar ai.

Duke shtuar se i dorëzon atij ftesën për “konferencën “Perspektivat për Evropën Juglindore: Gjermania, Austria dhe SHBA në dialog me vendimmarrësit në rajon”, e cila do të zhvillohet në datat 10-11 dhjetor të këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE