Sarajevë, 4 tetor, NOA – Zgjedhjet e përgjithshme të cilat u zhvilluan dje në Bosnjë-Hercegovinë, ka gjasa që të kenë si fitues të tyre forcat moderatore vendase, të cilat përfaqësojnë etninë myslimane të këtij vendi shumë-etnik.
Ndërsa përfaqësia kroate, renditet në vendin e dytë, me një rezultat mjaft të ngushtë me etninë e tretë të vendit, atë serbe, të cilës i intereson ndarja e vendit.
Konkretisht, të dhënat e para zgjedhore të publikuara nga ky vend i Ballkanit flasin për
një fitore të mundshme në masën prej 34 përqind për kandidatin e moderuar mysliman Bakir Izetbegoviç.
Pritet që ai të sigurojë kryesimin e presidencës kolektive të Bosnjës, të përbërë nga tre anëtarë, sipas tre etnive kryesore në vend.
Ai është djali i ish-liderit të Bosnjës, Alija Izatbegoviç dhe mësohet se është shprehur për bashkëpunimin e grupeve etnike në vend, me qëllimin e inkurajimit të zhvillimit ekonomik të vendit. Ndërkaq, në vend të dytë renditet përfaqësuesi kroat i presidencës kolektive dhe në vendin e tretë, përfaqësuesi serb Nebojsha Radmanoviç.
n.e/NOA