English

Çmimi Nobel për Fizikën i takon dy shkencëtarëve rusë

Update - Çmimi Nobel për Fizikën 2010 i është dhënë dy shkencëtarëve rus, Andre Geim dhe Konstantin Novoselov për studimet mbi strukturën grafeme. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia suedeze e shkencave.

Dy fizikanët, profesorë të universitetit të Manchester, kanë marrë këtë çmim për studimin e kryer mbi molekulën bi-dimensionale të karbonit. Në 1982 Geim ka kompletuar një master në institutin fiziko-teknik të Moskës.

Në vitin 1987 mori doktoraturën për kërkime në Institutin e Solid State Physics të Chernogolovka, gjithmonë në Rusi.

Konstantin Novoselov ka lindur në 1974 në Nizhny Tagil, në Rusi. Shkencëtari ka nënshtetësi ruse dhe britanike, ku dhe ai punon aktualisht në Universitetin e Manchester në Britaninë e Madhe.

Anëtar i Royal Society Research Fellow, ai bën pjesë dhe në një grup kërkimor që punon mbi sistemet mesoskopik dhe nano-strukturave.

Fama e tij shfaqet mjaft dukshëm në artikujt e publikuar në revista prestigjioze shkencore. Janë më shumë se 60 kontributet e tij në revista si Nature, Science, Nature Materials, Nature Physics, Nature Nanotechnology, Revieës of Modern Physics and Physical Revieë Letters.

r.b/NOA

KOMENTE