English

Kryeprokurorja Rama për akuzat: Po vlerësojmë çdo informacion

Tiranë, 5 tetor, NOA – Kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina Rama e pyetur nga mediat lidhur me akuzat e ndërsjella edhe me fakte për korrupsion dhe lidhje me mafian të mazhorancës dhe opozitës, deklaroi sot se “prokuroria po vlerëson çdo informacion të vlefshëm të lëshuar nga të dyja forcat politike.

“Ju siguroj se prokuroria po bën punën e saj, që duhet të bëjë në këto momente. Ajo po vlerëson çdo informacion të vlefshëm për veprat penale”, deklaroi kryeprokurorja.

Zonja Rama tha se organi i akuzës po zbaton të gjitha procedurat ligjore, dhe ato pika ku ka vend për të nisur një procedim penal.

Kryeprokurorja Rama bëri me dije se "Prokuroria në këto momente po luan rolin e një institucioni të pavarur”, duke garantuar se “në të gjitha rastet kur ka vend për të nisur hetimet, prokuroria do t’i nisë ato”, siguroi zonja Rama.

Kryeprokurorja Ina Rama i bëri këto komente gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat pas inaugurimit të Qendrës së Dokumentacionit Dixhital të gjyqësorit, ku merrnin pjesë kreu i Shtetit, Bamir Topi, anëtarë të Këshillt të lartë të Drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë.

mit/NOA
KOMENTE