English

Kuzhe, nuk drejton dot ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën

Tiranë, 5 tetor, NOA – Edhe pse në një gjendje të përmirësuar shëndetësore, trajneri Josip Kuzhe, nuk do të mund të drejtojë dot ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e cila pritet që të zhvillohet ditën e premte.

Madje, ai nuk mund të jetë dot as në stadium, qoftë edhe për ta parë atë.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dije mjekët e spitalit Amerikan, ku aktualisht është duke u kuruar kroati, sipas të cilëve, gjendja e tij shëndetësore edhe pse premton të përmirësohet shumë gjatë këtyre ditëve, ajo sërish nuk mund të jetë optimale deri në atë pikë, saqë ai të marrë sërish në dorë timonin e kombëtares kuq e zi.

n.e/NOA

KOMENTE