English

Moti i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 5 tetor, NOA - Moti i paqendrueshem do te na shoqeroje gjate dites se sotme ne te gjithe vendin. Mengjesi do te nise me vranësira ne vend ku me te theksuara do te jene ne ekstremin verior ku do te shoqerohen me shira me intensitete te ulta.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Mesdita do te sjelle shtim te vranesirave dhe per pasoje shira ne pjesen me te madhe te territorit te vendit por me te dendura shirat do te jene ne zonat veriore. Pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne pjesen me te madhe te territorit perjashtuar Ultesiren Perendimore, e cila do te ndikohet nga moti i vranet. Ne mesnate i gjithe territori do te perfshihet nga vranesira dhe shira te dendur.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes, ndersa mesdita do te kete renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim jugpperendimor, ndersa dallgezimi ne det do te jete 3 balle.

Europa

Europa Jugperendimore dhe ishujt britanike do te perfshihen nga nje sistem vranesirash dhe shirash me intensitet te larte, problematike ne keto zona do te jene dhe stuhite e forta te eres. Po ashtu rajoni i Mesdheut. Gadishulli i Ballkanit dhe vendet skandinave do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem sidomos ne pjesen e dyte te dites.

Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt britanike rrezikohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;

Rajoni i Mesdheut alarmon per shira te konsiderueshem;

Europa jugperendimore alarmon shira te dendur dhe ere te forte;

Spanja do te mbetet me stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE