Tiranë, 5 tetor, NOA – Dita e sotme në të gjithë vendin ka nisur me mot të paqëndrueshëm. Mengjesi pritet të vazhdojë me vranesira ku më të theksuara konstatohen në ekstremin verior pritet të shoqerohen me shira me intensitete te ulëta.
Sipas MeteoAlb, mesdita do te sjelle shtim te vranesirave dhe per pasoje shira ne pjesen me te madhe te territorit te vendit por me te dendura shirat do te jene ne zonat veriore.
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites parashihet të vijojë me vranesira dhe shira ne pjesen me te madhe te territorit perjashtuar Ultersiren Perendimore, e cila do te ndikohet nga moti i vranet. Ne mesnate i gjithe territori do te perfshihet nga vranesira dhe shira te dendur.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes, ndersa mesdita do te kete renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim jugpperendimor, ndersa dallgezimi ne det do te jete 3 balle.
Europa
Europa Jugperendimore dhe ishujt britanike do te perfshihen nga nje sistem vranesirash dhe shirash me intensitet te larte, problematike ne keto zona do te jene dhe stuhite e forta te eres. Po ashtu rajoni i mesdheut. Gadishulli i Ballkanit dhe vendet skandinave do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem sidomos ne pjesen e dyte te dites.
Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hereshme.
Ngjarje ekstreme në Europë Neser:
Ishujt britanike rrezikohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Rajoni i mesdheut alarmon per shira te konsiderueshem;
Europa jugperendimore alarmon shira te dendur dhe ere te forte;
Spanja do te mbetet me stuhi te forta ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA