English

Pasqyra e Shtypit, 5 Tetor 2010

Tiranë, 5 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 5 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme sekuestrimin e “Pizza Italia’ në Vlorë dhe kompleksit “Artur” në Tiranë, si të lidhura me mafiozin Prudentino, të arrestuar në Vlorë para pak ditësh. Ato paraqesin edhe vendimin për ndarjen e pagave për pedagogët e universiteteve. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i largimit të deputetit Vangjel Tavo nga Partia Socialiste, duke u shpallur i mirëpritur nga Meta dhe Haxhinasto në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Sekuestrohen pronat e Prudentinos”, i cili citon faktin sesi prokuroria ka sekuestruar dje dy biznese të rëndësishme në Tiranë dhe Vlorë, si të lidhura me aktivitetet mafioze të “Sacra Corona Unita”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Ylli Pinari: Delijorgji dhe Patrik Henri, si u njohën mes tyre”, referuar seancës së djeshme të procesit “Gërdeci”.

“Zhbllokohen pagat e pedagogëve”, është një artikull që citon vendimin e fundit të qeverisë.

“Dështimi i stërvitjes Biza, Hoxha akuzoi grupin puçist” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Çelen fondet/ Qeveria tërhiqet për pagat e pedagogëve”, i cili zbardh vendimin e qeverisë për pagesat e muajit shtator të pedagogëve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Nuk i kërkojmë dot dorëheqjen Bregut nga e motra dhe kunati”.

Ndërkaq, lidhur me largimin e deputetit Vangjel Tavo nga PS në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Haxhinasto: Tavo, i mirëpritur në LSI”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Kutitë, KiE: Ne nuk i drejtohemi dot Venecias”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Prokuroria: Hetime ortakëve të mafiozit”, i cili tregon detaje nga operacioni hetimor i ndërmarrë nga organi i akuzës për dosjen “Prudentino”.

“Uesley Klark, kafe me Damir Fazlliç në Sheraton, enigmë biseda mes tyre”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Kristo Frashëri: Himara, studentët e mi Milo dhe Duka nuk kanë kuptuar thelbin ”.

“Vangjel Tavo: Jam i majtë, nuk bashkohem me mazhorancën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “SHIK-prokurori, takim për mafiozin”, i cili tregon detaje nga takimi i djeshëm i kryeprokurores Rama, dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kuvendi shtyn sërish seancat për Kushtetuesen”.

Ndërsa çështja e privatizimit të Ekspozitës “Shqipëria Sot” mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Ekspozita, pyeten zyrtarët e ministrisë së Ekonomisë”.

“Energjiam harta ruse prek Shqipërinë, vizitë nga Moska” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Hetim të gjitha akuzave politike për korrupsion”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga kryeministri Berisha se është pro hetimit nga organi i akuzës të të gjitha akuzave politike për korrupsion.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ngërçi politik, Këshilli i Evropës kritika të reja opozitës”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta dhe Haxhinasto: Vangjel Tavo, i mirëpritur në LSI”.

Ndërsa në rubrikën “Shëndeti” do të lexoni “Del vaksina 1500 lekëshe, na mbron edhe nga gripi i derrit”.

n.e/NOA

KOMENTE