Euromax shpërndan dhurata dhe feston 5 vjetorin e aktivitetit të saj
Tiranë, 5 Tetor 2010 NOA - Euromax festoi në hipermarketin e saj në QTU, 5 vjetorin e aktivitetit në vendin tonë. Në një ambient të zbukuruar dhe me shumë dhurata dhe oferta, Euromax argëtoi klientët dhe pjesëmarrësit gjatë gjithë ditës së diel.
Përveç ofertave fantastike me çmimet, Euromax dhuroi për disa nga klientët e shumtë të asaj dite, elektro-shtëpiake si televizorë, frigoriferë, lavariçe, 50 karroca me produkte Euromax, etj.
Nën ritmet e muzikës dhe performancës së klounëve dhe xhonglerëve, Euromax festoi ditëlindjen e pestë te saj duke i dhuruar të pranishmëve emocione dhe momente të këndshme.
Gjatë 5 vjetëve në treg, Euromax ka ndërtuar një rrjet të përbërë nga 16 dyqane. Këto janë të shtrira në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan.
Ndërkohë që zyrtarë të kësaj kompanie njoftuan se deri në fund të vitit 2010 rrjeti do të zgjerohet edhe me tre dyqane të reja.
Që prej fillimit të vitit 2010, Euromax ka fituar certifikatën ISO 9001: 2008, e cili shërben tashmë në botë si një standard për të vërtetuar se kompania është e aftë të ofrojë shërbime të një cilësie të lartë kundrejt konsumatorit.
Gjatë viteve në vazhdim, Euromax premton klientët e saj se do të vazhdoje të ruajë pozicionin kryesues në tregun e shitjeve me pakicë si dhe të rritet edhe më tej duke iu gjendur gjithmonë edhe më pranë konsumatorit shqiptar.
e.r/NOA