English

Presidenti bolivian Evo Morales grindet në një ndeshje futbolli

Bolivi, 6 tetor NOA - Presidenti bolivian Evo Morales, në një ndeshje, e cila duhet të ishte një miqësore ndërmjet skuadrës së tij të përbërë nga anëtarët e lëvizjes socialiste (Mas) dhe nga ish-aleatët e lëvizjes pa frikë (Msm), e majta radikale, nuk ka hezituar të reagonte ashpërsisht ndaj një gjuajtje.

Ndeshja u zhvillua në La Paz, me okazionin e ndërtimit të një fushe të re sintetike futbolli në qendër të qytetit.

Ideja ishte ajo e zhvillimit të një ndeshje miqësore ndërmjet dy forcave politike dhe duhet thënë se fillimisht gjërat po shkonin në mënyrën më të mirë.

Para fillimit të ndeshjes dy rivalët u kishin shtrënguar dhe dorën njëri-tjetrit, por që në minutën e pestë, një përleshje ndodhi midis mbrojtësit të krahut të ekipit të kryebashkiakut dhe kryetarit të shtetit, ku ky i fundit nuk hezitoi aspak të reagonte. Arbitri i kërcënoi ata me nxjerrjen e kartonit të kuq.

Megjithatë më pas loja filloi ku Evo Morales vazhdoi ndeshjen dhe në fundit e saj fiksoi rezultatin në 4-4.

r.b/NOA

KOMENTE