English

Akuzat ndaj Ramës, PS: S’keni argumente, ndaj përbaltni e shani

Tiranë, 6 tetor, NOA – Sharje, gënjeshtra e përbaltje, i ka cilësuar këtë pasdite deklaratat e deputetëve demokratë, Arenca Trashani dhe Luçiano Boçi, në një konferencë për shtyp nga selia rozë, anëtarja e Asamblesë së Ps-së, Megi Ajtyresa.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se s’keni argumenta dhe kjo baltë e juaja është shprehje e dëshpërimit të madh ku jeni zhytur”, tha Ajtyresa.

Sipas saj, kryeministri Berisha duhet ta kuptojë se vetëm njerëzit e dëshpëruar mund të deklarojnë akuza të tilla.

“Zoti Berisha, ju jeni hajduti që bërtet kapeni hajdutin. Ju dhe ministrat tuaj, sekserët tuaj, jeni bërë një çetë, që pasi vodhi votat e shqiptarëve, tashmë keni hyrë në shtëpitë e shqiptarëve dhe po u vidhni xhepat”, shtoi anëtarja e asamblesë socialiste.

Ajtyresa i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga pushteti bashkë me ministrat e tij, pasi sipas saj, po mbajnë peng Shqipërinë.

mit/NOA
KOMENTE