Exmouth, Australi, 6 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Tre peshkatarë në Australi, i kanë mbijetuar për katër orë në det një stuhie dhe kjo pasi barka e tyre prej 14 metrash ishte përmbysur si rrjedhojë e një përplasej që hasi me një balenë.
Gjithçka ka ndodhur në Exmouth në bregun perëndimor. Tre peshkatarët respektivisht, nga 24, 48 dhe 50 vjeç, kanë mbijetuar falë xhupave të shpëtimit dhe nga një gomë në të cilën mbetën të varur.
Momentalisht mund të themi se të tre janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Peshkatarët arritën të lëshonin dhe një raketë emergjence, duke bërë të mundur që ekuipazhi më i afërt ti vinte re.
Diçka e tillë rezultoi mjaft pozitive pasi ishin pikërisht ata që i shpëtuan peshkatarët në det.
Kushtet meteorologjike ishin të tmerrshme, me erë të fortë që i ngrinte dallgët deri në katër metra lartësi.
r.b/NOA