English

Drejtori i KESH: Rrjedhja e shkarkimeve vazhdon normalisht

Tiranë, 6 tetor, NOA – Gjatë gjithë natës, drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, edhe drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ramadani, kanë qenë me drejtuesit e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe kanë monitoruar nga afër situatën.

Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e natës së fundit drejtorit të KESH-it, Ëngjëll Zeqo tha se në raste të veçanta, prurjet anësore kanë qenë 1700 m3/s në Koman dhe 1450 m3/s në Vaun e Dejës.

“Bëhet fjalë për prurjet që sjellin përrenjtë anësorë. Janë marrë të gjitha masat për të mos pasur probleme dhe nuk kemi probleme. Gjithçka është normale dhe është nën kontroll. Rrjedhja e shkarkimeve vazhdon normalisht. Flasim gjithmonë për prurjet anësore, jo për prurjet e Drinit, sepse prurjet e Drinit janë të bllokuara dhe Fierza nuk punon për momentin”, u shpreh ai.

Duke shtuar se energjia sigurohet nga Komani dhe Vau i Dejës.

“Prurje kaq të mëdha në pjesën e Vaut të Dejës prej 1700-1800 m3/sekondë që kanë arritur në momente të veçanta janë raste të rralla që ndodhin, por gjithsesi nga ana jonë janë marrë masat dhe gjithmonë është punuar në kuotat normale për të mos pasur pasoja të rënda”, përfundoi Zeqo.

n.e/NOA

KOMENTE