English

Edhe njerëzit e Neandertalit kishin ndjesinë e dhembshurisë

Njerëzit e Neandertalit, që kanë jetuar rreth 500.000 deri 40.000 vjet më parë, nuk ishin pa ndjenja, por ata provonin mëshirë dhe dhembshuri për tjetrin.

Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i universitetit të York, i cili ka zbuluar se disa grupe të Neandertalit tregonin kujdes ndaj personave që ndiheshin keq apo që ishin plagosur.

Studiues më pas zhvilluan një model që përshkon evolucionin e ndjenjave si empati tek paraardhësit.

Kështu, Homo erectus ka filluar të ndjejë dhembshuri rreth 1.8 milionë vite më parë.

r.b/NOA

KOMENTE