English

Ekipi i Liverpulit ndryshon pronar

Liverpul, 6 tetor, NOA – Drejtuesit e ekipit futbollistik të Liverpulit kanë njoftuar se kanë pranuar një ofertë për t’u blerë nga pronarët e ekipit të beizbollit, Red Sox Boston. Të blerë në vitin 2007 nga milionerët amerikanë Tom Hicks dhe George Gillett, Reds janë në shitje që nga prilli e fundit dhe pronari aktual duhet të shlyejë një borxh të krijuar prej rreth 300 milionë eurosh.

Situata financiare është e komplikuar dhe ajo gjatë muajve të fundit i kishte dekurajuar shumë investitorët potencialë.

"Unë jam i kënaqur për të njoftuar përfundimin e shitjes së kompanisë, - tha presidenti i Reds, Martin Broughton, - eliminimin e kufizimeve të imponuara nga borxhi dhe kjo ofertë do të na lejojë që të investojmë për të ardhmen e ekipit".

n.e/NOA

KOMENTE