Londër, 6 tetor, NOA - Për arsye ende të papërcaktuara, rrjet social i netuorkut, Facebook, nuk ishte në dispozicion natën e fundit për një pjesë të 500 milionë përdoruesve të tij.
Zëdhënësja e Facebook, Kathleen Loughlin, tha se këtë mëngjes teknikët ishin duke punuar për zgjidhjen e problemit.
Ndërsa gjysmë ore më vonë, zëdhënësja sqaroi me anë të një E-maili që problemi është i zgjidhur.
Klientët që frektuentojnë këtë rrjet shoqëror në internet, janë ndjerë keq dhe kanë protestuar me E-maile drejt kompanisë, pasi për ta është jo vetëm mënyrë komunikimi, por edhe pune.
n.e/NOA