English

Haxhinasto: OSBE, të na ndihmojë për reformën zgjedhore

Tiranë, 6 tetor, NOA - Veprimtaritë e pranisë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Shqipëri paraqesin nevojën që të përqendrohen në mbështetje të prioriteteve të integrimit evropian të vendit, por në veçanti në reformën zgjedhore.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi me kreun e ri të pranisë së OSBE në Shqipëri, ambasadorin Eugen Uollfarth.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe Pranisë së OSBE-së në Shqipëri.

Nga ana e tij, ambasadori Uollfarth garantoi bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me autoritetet shqiptare, në funksion të reformave që po realizon vendi.

n.e/NOA

KOMENTE