Britani e Madhe, 7 tetor NOA - Një çamçakëz, i cili shkrihet në ujë në harkun e 24 orëve dhe është vënë në shitje në SHBA, ku shumë shpejt pritet të jetë i pranishëm dhe në Britaninë e Madhe.
Rev7, ky do të jetë emri i materialit të ri, që është krijuar nga një ekip shkencëtarësh britanikë, ka të njëjtën shije dhe përmbajtje me çamçakëzët e tjerë, por mund të shkrihet menjëherë kur bie në kontakt me ujin.
Kështu ai mund të hiqet lehtësisht kur ngjit mbi rroba vetëm me ndihmën e ujit. r.b/NOA