Florida, 7 Tetor 2010 NOA - Mund të themi se janë të shumta ata persona që dëshirojnë të humbasin kilogramët e tepërt dhe këtë gjë ta kryejnë duke ngrënë ëmbëlsia.
Kështu, Peter Ajello, italo-amerikan që jeton në Florida, ia ka dalë mbanë të realizojë diçka të tillë.
Ai ka humbur plot 90 kilogramë duke iu nënshtruar aktivitetit fizik dhe duke ngrënë shumë çokollata.
Para se të fillonte këtë dietë, Peter konsumonte 24 mijë kalori në ditë kundrejt 2 mijë e 500 të një personi normal.
Vetëm pasi pësoi një infarkt vendosi të ndërmerrte dietën me ushqime të shëndetshme dhe disa sasi çokollate. Rezultatet tashmë janë mjaft të dukshme tek ai.
r.b/NOA
Video: {youtube}ztQZ7a9UnyU{/youtube}