Torino, 6 tetor NOA - Kthehet në modë sërish emri i Karim Benzema në shtëpinë e Juventusit.
Bardhezinjtë janë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi peshe dhe për muajin janar mund të jetë pikërisht francezi zgjidhja e problemeve të tyre.
Duke parë që mes Benzema dhe teknikut portugez, Murinjo marrëdhëniet nuk janë shumë të mira, atëherë transferimi i tij në Torino mund të lehtësohet pikërisht nga ky fakt.
Megjithatë Juventus krahas tij, ka në listën e saj dhe shumë emra të tjerë për të rinforcuar sulmin, ku mund të përmendim Dzekon, Adebayor dhe së fundi listës i është shtuar dhe ai i Fernando Torres.
r.b/NOA