Shkodër, 6 tetor, NOA Update - Niveli i lartë i reshjeve të orëve të fundit në veri të vendit, i ka detyruar ekspertët e energjetikës që të marrin vendimin për nisjen e shkarkimit të ujërave në kaskadën e hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, gjatë inspektimit në këtë zonë, duke bërë me dije se realisht nga kjo kaskadë po shkarkohet sasia e ujit prej 300 m3/sekondë.
Ndërkaq, bëhet me dije se reshjet e shiut dhe era e fortë kanë nisur të krijojnë problemet e para edhe në qarkun e Lezhës, ku janë krijuar probleme në rrugët e qytetit dhe 8 shtëpi janë dëmtuar nga era e fortë në fshatin Shën Koll.
Por probleme ka pasur edhe në autostradë ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ka pasur
bllokime të trafikut, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës...(vijon).
n.e/NOA