English

Klinton javën e ardhshme në Ballkan, anashkalohet Shkupi

Uashington, 6 tetor, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton përfundimisht nuk do të vizitojë Maqedoninë, gjatë turneut të saj në Ballkan që do të nisë nga 11 tetori e deri më 14 tetor.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA njoftoi se axhenda e sekretares amerikane parasheh fillimin e vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, dhe më pas qëndrimin në Serbi dhe Kosovë.

Në njoftimin e shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk jepen detaje mbi vizitën dhe agjendën, duke nënvizuar se sekretarja Klinton do të takohet me liderët politikë të të tre vendeve si dhe me qytetarë.

Në këtë vizitë nënvizohet se sekretarja amerikane do të theksoj përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në komunitetin evropian dhe euro-atlantik.

Sekretarja amerikane para vizitës në Ballkan do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ndërsa agjenda e saj parashikon takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Ketrin Eshton dhe zyrtarë të lartë të BE-së.

NOA-INA

KOMENTE