English

Lunacek: Vizat s’kanë më lidhje me kriteret, të liberalizohen

Strasburg, 6 tetor, NOA Update – Debati për liberalizimin e vizave ndaj Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, nuk ka lidhje më me kriteret ky debat, ndaj duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ballkani nuk mund të mbetet jashtë Evropës.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputetja evropiane, Ulrike Lunacek, anëtare e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, e cila ka theksuar me siguri faktin se heqja e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën duhet të ndodhë me çdo kusht.

Duke folur në seancën përkatëse të PE për një proces të tillë, ajo theksoi se ka ardhur koha që të bien barrierat për këto dy vende, fakt ky që është mbështetur edhe nga shumë eurodeputetë të tjerë në seancën e sotme e cila po zhvillohet aktualisht në Strasburg.

Të njëjtin opinion ka shprehur edhe eurodeputeti Bild, sipas të cilit, lëvizja e lirë është një e drejtë dhe jo një privilegj ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE